top of page
razvojmk

LIROJE TRURIN NGA KORUPCIONI


Informatë për medijumet – Promovim i projektit me rastin e Ditës botërore për luftë kundër korupcionit, 09 Dhjetor, - Pres -konferenca në “Gradska Kafana – PELISTER”, e Hënë 09 Dhjetor 2019, në orën 11.00


Projekti është përbërë nga një çfaqe teatrore interaktive, filmi dokumentar, kërkime, studim shkencor dhe rrjet socijal për tejkalimin eesencijal e afatgjat të korupcionit në shtetin tonë.

Shoqata Qytetare Teatri “BOEMI” do implementojë projekt dymbëdhjet mujor për edukim të përfaqësuesve të institucioneve relevante në shtet dhe përfaqësues të rinjë të zgjedhur për të ndërtuar shoqëri demokratike pa korupcion. Projekti do përfshijë 30 qytete dhe do inkuadroj 70 përfaqësues në çdo qytet – 35 të rinjë nga shkollat e mesme dhe fakulltetet dhe 35 përfaqësues nga institucionet e qytetit, si gjuqi, policija, vetëqeverisja lokale dhe sektori civil. Si mjet do përdoret FORUMI TEATROR si formë e lojës interaktive me publikun, që përmes krijimit artistik dhe qasje dijalektike, të krijohet çfaqe teatrore e cila do komunikoj me publikun në mënyrë të gjallë e intenzive. Forma e “HAPPY HIPO SHOW”, si segment i zhvilluar i forumit teatror, mundëson diskutim të hapur me publikun në temën- Lufta kundër korupcionit, dhe do i mundësohet publikut të nxjerë konkluza personale për situata specifike n[ mjedisin e tyre. Si pjesë të çfaqes, të gjith e mësojnë dhe këndojnë himnin e show-it, dhe në një formë argëtuese aprovojnë konkluza jetike të drejtuara kah plotsimi i qëllimeve bazike të projektit. Për këtë qëllim do të shkruhet dramë dhe do pregatitet çfaqe teatrore, do inçizohet dhe do publikohet film dokumentar, do kryhet kërkim për rritjen e vetëdijes për korupcionin dhe konkluzat do publikohen në libër – Studim shkencor, e të gjithë 2.100 pjesmarësit do bëhen anëtar të Rrjetit Nacional për ngritjen e vetëdijes për korupcionin. Emri i rrjetit është “ZHVILLIM” në gjuhën shqipe, “RAZVOJ” në gjuhën maqedonishte dhe “DEVELOPMENT”në gjuhën angleze. Do zhvillojmë tre web –site në tre gjuhë: www.razvoj.mk, www.zhvillim.mk dhe www.development.mk , me përmbajtje dhe informata të njëjta për projektin. Është përpunuar dhe LOGO speciale për projektin dhe rrjetin në tre gjuhë, e cila do përfaqësojë vendin tonë në formën e trurit që zhvillohet, e rethuar me emrin e rrjetit në tre gjuhë, sepse vetëm me zhvillim thelbësor të të gjithë segmenteve dhe shoqërisë në pëgjithësi është i mundshëm tejkalimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm i korupcionit në shtetin tonë.

Logoja është prezantuar në fillim të këtij prezantimi.


Sipas raportit të UNODC, 10.8 % e qytetarëve të moshës 18-64 vjet, kan qenë të ekspozuar – drejt për drejti ose permes ndonji anëtari të familjes , ndaj eksperiencës të ryshfet dhënies nga një person public, kurse me eksperiencë të drejt për drejti të ryshfet dhënijes 6.2%, nga ato qytetarë të cilët kanë kontakt me administratën publike dhe me ato që kanë paguar ryshfet së paku një her në dy muaj, dhe atë 6.4 % në qytete dhe 5.8% në vendbanimet rurale.

Ryshfeti, në formë parash paraqet afërsisht gjysmën (45%) nga gjith format e ryshfetit. Pothuaj se një të tretën e ryshfetit të paguar (32%) në realitet,e ofrojnë vetë qytetarët, kurse në përafërsisht 50% është paguar si rezultat I “kërkimit”. (www.unodc.org)


Hipokrizija që mundon gjithë shoqërinë në shtetin tonë është rezultat i realizimit të gabuar të tranzicionit, inaugurimit të të menduarit dhe sjelljes kriminale të gjith qelizave të sistemit dhe metastaza e totale shpirtërore. Si dhe erozioni moral. Duket se jemi në situatë normale, mirpo standardet e dyfishta, “Arhetipët” kolektiv dhe vlerat e “egra” janë përditshmërija jonë dhe ky është shkaku themelor përse përkrah shum tentimeve, akoma jemi në nivel të ulët të vetëdijes, organizimit, funksoinim, etikë dhe estetik. Ky është shkaku kryesor pse nevojitet projekt i tillë për ndryshim fundamental të vetëdijes qytetare, implant të vlerave, kriteriume, aksiome, me qëllim të lirohet truri nga korupcioni, dhe me këtë të etablohet rendi i shëndosh i cili do të drejtohet kah zhvillimi qytetar, përgjegjësija kolektive dhe sukseset e përbAshkëta. Vetëm teatri si fenomen e posedon këtë fuqi që përmes mjeteve që i posedon në këtë rast me format e zhvilluara të Forum Teatrit- Happy Hipo Show, në kombinim me shkencën e avansuar, të bëj ndryshim funkcional dhe afatgjat në pjesë të përzgjedhur të shoqërisë, që do vazhdoj të funkcionoj në afat të gjat si rrjet për zhvillimin e vetëdijes, ndryshimin e shprehive dhe të sjelljes të njerëzve, të liruar nga korupcioni dhe të gjithë format e tij. Kjo është kyqe për përparim të dukshëm në Republikën e Maqedonis të Veriut.

1 view0 comments

Comments


bottom of page